Über Vepra I
Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rrallë të përdorimit të simboleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh. [30]
- Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Paris
përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra.
- Dr. Sherif Algayar, Kairo Egjipt
Ky poet, mbyll çdo gjë në brendësinë e tij, në mënyrë që atë të mos e ruaj harresa, sikur sipas tij harresa vjen nga jashtë dhe jo nga brenda
- Poete Heba Essam, Egjipt
Thellësisht natyrë lirike, poezia e Kelmendit duket se njëkohësisht , tenton të rikrijojë një univers Epik, të marrë nën kontroll një kohë të ri-dëshiruar e gjendur në kontakt me tharmin shpirtëror, të përmbytur nga fjalët.
- Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Kiev Ukraine
Mehr anzeigen